Telegrafi

Liga Premier zgjedh golin e muajit janar (Foto/Video)

Liga Premier ka zgjedhur më të mirët e muajit të parë të vitit 2017.

Kampionati anglez është një ligë atraktive që sjell shumë gjëra interesante, ndër to edhe gola mbresëlënës.

Kështu, pas zgjidhjes së trajnerit dhe lojtarit të muajit, Liga Premier ka zgjedhur edhe golin më të mirë për muajin janar, përcjell Telegrafi.

Carroll me çmimin ‘Goli i muajit’

Goli më i mirë i janari është zgjedhur ai i sulmuesit të West Hamit, Andy Carroll.

Carroll shënoi një supergol me gërshërë në ndeshjen ndaj Crystal Palace. /Telegrafi/