PGMOL – organi drejtues i gjyqtarëve anglez, ka shpjeguar arsyen pse Lisandro Martinez nuk u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen e tij të ashpër ndaj Cole Palmer.
Një super gol i Moises Caicedos bëri që sfida mes Manchester United dhe Chelseat të përfundonte me rezultat të barabartë 1-1 pas penalltisë së realizuar nga Bruno Fernandes.
Teksa kishte mbetur edhe një minutë para përfundimit të sfidës, Lisandro bëri një ndërhyrje të rrezikshme në gjurin e Palmer.
Gjyqtari i VAR-it, Michael Salisbury e rishikoi këtë incident por në atë që befasoi të gjithë, ai vendosi që nuk pati asgjë të rrezikshme në atë ndërhyrje.
Pas incidentit, Liga Premier ka lëshuar një deklaratë zyrtare për të dhënë informacione më shumë për incidentin.
Whatever Palmer did to Lisandro Martinez here should alone give Chelsea 3 points.
pic.twitter.com/0xuUwmAhvY— MR RIGHT™🇰🇪 (@MrRightke) November 3, 2024
“Gjyqtari i dha një karton të verdhë Martinezit për një ndërhyrje ndaj Palmer. VAR e analizoi për një karton të kuq të mundshëm dhe e konfirmoi vendimin e gjyqtarit për të mos dhënë karton të kuq, duke e konsideruar se nuk ishte një faull serioz”, thuhej në shpjegimin e Ligës Premier.
Ky vendim i gjyqtarit kishte shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale pas ndeshjes, teksa edhe vet legjenda e ‘Djajve të Kuq’, Roy Keane ka thënë pas ndeshjes se Martinez ishte me fat që nuk u përjashtua./Telegrafi/
#MUNCHE – 90+3’
The referee issued a yellow card to Martinez for a challenge on Palmer. VAR checked for a potential red card and confirmed the referee’s call of no red card, deeming that it was a reckless challenge and not serious foul play.
— Premier League Match Centre (@PLMatchCentre) November 3, 2024