Kampionati anglez, Liga Premier ka rifilluar pas tre muajsh pauzë shkaku i pandemisë së coronavirusit, por rinisja nuk ka qenë më e mira.
Ndeshja e parë pas rikthimit të Ligës Premier ishte ajo në mes të Aston Villës dhe Sheffield Unitedit.
Megjithatë, jo gjithçka shkoi në rregull, pasi në një rast u bë një gabim trashanik.
*When you realise you've made a terrible mistake.* pic.twitter.com/DoCM3mjPCv
— Play Squawka Selector for Free (@Squawka_Live) June 17, 2020
E gjitha kjo ndodhi në minutën e 42-të të ndeshjes, kur topi hyrë në portë, por goli nuk u pranua.
Portieri i Aston Villas, Orjan Nyland nuk arriti ta perceptoj mirë topin dhe u fut me gjithë të brenda vijave të portës, por teknologjia e vijës së golit nuk vendosi ta pranojë golin.
Pas kësaj ndodhie, lojtarët e Sheffieldit iu drejtuan gjyqtarit kryesor Michael Oliver për të sinjalizuar golin, por ai vendosi ta vazhdoj lojën.
Ky mos pranim i këtij goli ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, ku ka pasur komente nga më të ndryshmet. /Telegrafi/
Sheffield United fans at home are not happy with Nyland's mistake not leading to a goal! 😳
Should they be 1-0 up against Aston Villa?! 🤔 pic.twitter.com/HvmOaAgJVx
— Football Daily (@footballdaily) June 17, 2020