Site icon Telegrafi

Liga Premier pezullon marrëveshjen televizive me kompaninë ruse në vlerë 50 milionë euro shkaku i pushtimit të Ukrainës

Liga Premier ka pezulluar marrëveshjen e saj gjashtëvjeçare prej 43 milionë funtesh me transmetuesin rus Match TV pas pushtimit të Ukrainës.

Marrëveshja duhej të fillonte në fillim të sezonit 2022-23.

Megjithatë, klubet u informuan në mbledhjen e përgjithshme vjetore të së enjtes se tashmë ishte marrë vendimi për të pezulluar kontratën.

Nuk është e qartë se për sa kohë do të zgjasë pezullimi, apo nëse kontrata përfundimisht do të anulohet plotësisht.

Drejtuesit e Ligës Premier menduan se nuk kishin asnjë alternativë tjetër veçse të ndalonin marrëveshjen.

Marrëveshja e mëparshme me Rambler – e cila duhej të skadonte në fund të sezonit 2021-22 – u pezullua në mars pas pushtimit. /Telegrafi/

Exit mobile version