Site icon Telegrafi

Liga Premier përzgjodhi golin e sezonit 2021/22 – i shënuar në derbin e zjarrtë

Liga Premier ka përzgjedhur golin e sezonit 2021/22 dhe shkon te lojtari që ndau vendin e parë për Këpucën e Artë për më së shumti gola.

Mohamed Salah ka fituar çmimin prestigjioz, derisa Këpucën e Artë e ndau me yllin e Tottenham Hotspurit, Son Heung-min.

Liga Premier ka njoftuar se goli i egjiptianit ndaj Manchester Cityt ishte më i miri për edicionin që përfundoi në fundjavën e kaluar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mohamed Salah

Goli i këtij sezoni ishte shënuar në tetor të vitit të kaluar, kur Liverpooli kishte barazuar 2-2 me kampionin e sezonit në “Anfield Road”.

Salah e mori këtë çmim me votat e realizuara nga federata angleze, ndërsa të drejtë vote kishin edhe tifozët. /Telegrafi/

Exit mobile version