Liga Premier po shqyrton një ndryshim të diskutueshëm të rregullit shkaku i talljes që i bëri Myles Lewis-Skelly, Erling Haalandit.
Mbrojtësi i majtë i Arsenalit shënoi golin e tij të parë profesional të dielën, duke shënuar të tretin nga pesë golat e Topçinjve në humbjen 5-1 të Manchester Cityt në Emirates.
18-vjeçari vazhdoi të festonte duke kryer gjestin e yogas së Haaland, i ulur në tokë me të dyja duart shtrirë në një veprim që norvegjezi ka bërë rregullisht kur shënon.
Festimi ishte ai që lojtarët e Paris Saint-Germain bënë për të tallur Haalandin disa vite më parë pasi eliminuan Borussia Dortmundin nga Liga e Kampionëve.
Vendimi i Lewis-Skelly për të tallur Haaland erdhi si një përgjigje ndaj sulmuesit të Cityt duke e pyetur atë: “Kush je ti?”, pasi John Stones shënoi në barazim 2-2 në ndeshjen e parë në Etihad Stadium.
Haaland kishte thumbuar Gabrielin duke festuar në fytyrën e tij pas grindjes së mëparshme dhe një këngë të kënduar me zë të lartë nga mbështetësit e Arsenalit duke iu referuar komentit të tij “qëndro i përulur”.
Por Lewis-Skelly u cilësua si “mosrespektues” nga ekspertët Gary Neville dhe Jamie Carragher për festimet e tij dhe tani është zbuluar se Liga Premier do të monitorojë festimet e golave të lojtarëve në vijim.
Drejtuesit e ligës do të mendojnë gjithashtu për ndëshkimin e lojtarëve nëse festimet e tyre konsiderohen si një akt talljeje.
Shefi i futbollit në Ligën Premier, Tony Scholes deklaroi: “Ka një ekuilibër. Mendoj se të gjithëve na pëlqen të shohim festime. Disa nga festimet kanë qenë shumë qesharake, argëtuese, por ka një linjë”.
“Sapo të kalojë në tallje ose kritikë, atëherë do të duhet të merremi me të”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/