Telegrafi

Liga Premier më e mirë se Serie A dhe La Liga, thotë Santon

22-vjeçari kaloi në Angli në verën e vitit 2011 nga Interi, ndërsa paraqitjet e mira në këtë sezon, kanë joshur interesimin e Milanit.

“Aktualisht ky është vendi ku dua të luaj. Nuk ka shumë italianë në Ligën Premier, vetëm Fabio Borini”.

“Liga Premier është më e mirë se Serie A dhe më e mirë se La Liga. Tifozët këtu janë më të mirët”.

“Loja ime te Newcastle më ka ndihmuar që të kthehem në ekipin e Italisë. Trajneri im në Itali është i lumtur me mua, po ashtu është edhe z. Pardew. Do të vazhdoj të jap maksimumin”, ka deklaruar Santon për The Evening Chronicle. /Telegrafi/