Declan Rice u ndëshkua me karton të kuq për herë të parë në karrierën e tij në ndeshjen ndaj Brightonit.
Mesfushori i ‘Topçinjve’ ishte ndëshkuar paraprakisht me të verdhë në pjesën e parë pas një ndërhyje të vonshme në Joel Veltman.
Ishte pikërisht Veltman ai i cili ishte përfshirë në incidentin që e përjashtoi Rice me kartonin e tij të dytë të verdhë në këtë takim.
Rice e faulloi Veltmanin, i cili më pas e goditi yllin e Arsenalit duke e hedhur atë në tokë.
So many weird events in Declan Rice red card
1. Is it even a freekick to begin win?
2. Veltman doesn’t take the freekick from where he was fouled
3. Veltman threw the ball at Rice who is walking away.
4. The ball is still moving as Veltman goes to kick it
5. Veltman kicks him pic.twitter.com/3WExPiTX5a— Charles Davie (@chuckdavie) August 31, 2024
Tifozët e Arsenalit kërkuan ndaj gjyqtarit Chris Kavanagh që ta ndëshkojë me të kuq Veltmanin për ndërhyrje të rrezikshme.
Sidoqoftë, Kavanagh në vend të kësaj e përjashtoi Ricen, ndërsa Veltman i shpëtoi të kuqit pas VAR-i nuk sinjalizoi për një të tillë.
Pas përfundimit të ndeshjes, Liga Premier lëshoi një deklaratë të shkurtër duke konfirmuar arsyen pse Rice u ndëshkua.
“Gjyqtari dha një karton të dytë të verdhë për Declan Rice pasi e vonoi fillimin e ndeshjes”, thuhej në deklaratën e Ligës Premier.
Një lojtar i cili godet topin për të humbur kohë ose për ta parandaluar kundërshtarin të ekzekutoj ndonjë rivënie apo ndërprerje gjithmonë është ndëshkuar me karton të verdhë në Ligën Premier, tash e një dekadë./Telegrafi/