Telegrafi

Liga Premier ka gati planin me shtatë pika për të mbyllur sezonin

Manchester United - Newcastle United. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Klubet e Ligës Premier janë një zëri sa i përket qëndrimin të tyre për të përfunduar këtë sezon të kampionatit anglez në fushë.

Menjëherë pas shprehjes së gatishmërisë së të gjitha skuadrave për të zbritur në fushë është zbuluar edhe plani me 7 pika, që do të vendohet për masat e sigurisë që të bëhet i mundur përfundimi i këtij sezoni.


1) Ndeshjet të zhvillohen me dyer të mbyllura në stadiume neutrale që mund të garantojnë sigurinë maksimale. Kjo hipotezë përkrahet nga policia dhe kryeministri Boris Johnson.

2) Testimet. Do të kryhen teste dy herë në javë për lojtarët, stafin teknik, gjyqtarët dhe pjesëmarrësit në stadiume.

3) Pastrimi dhe dezinfektimi i vazhdueshëm i dhomave të zhveshjeve dhe hapësirave të tjera.

4) Protokolli i sigurisë në stërvitje: Stërvitje në grupe me nga 5 futbollistë me maska të specializuara. Karantinë e detyrueshme për lojtarët që kthehen nga jashtë vendit. Ndalim i përdorimit të tualeteve dhe dhomave të zhveshjes.

5) Ndalohet pështymja si dhe nxjerrja e ujit apo substancave të tjera të lëngshme nga goja gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve.

6) Ndalohen lojtarët të kryejnë masazhe në rast se nuk autorizohen nga klubi.

7) Parkimi i makinave të lojtarëve në tri metra distancë nga njëri-tjetri.


Këto janë rregullat që do të prezantohen nga Liga Premier për mbylljen e edicionit. /Telegrafi/