Telegrafi

Liga Premier fillon me spektakël dhe shtatë gola, Arsenali triumfon ndaj Leicesterit (Foto/Video)

Liga Premier e ka nisur sezonin e ri ashtu siç i ka hije këtij kampionati me spektakël e shumë gola. Arsenali edhe pse ishte dy herë në disavantazh në fund arrit ta mposht Leiceter Cityn me rezultat 4-3.

Ndeshja filloi në mënyrën më të mirë për londinezët që kaluan në epërsi që në minutën e 2-të.

Një harkim i bukur i Elnenyt përfundoi në kokën e Lacazettit i cili shënoi për 1-0.

Por Leicester u përgjigj menjëherë pas vetëm tre minutash. Një aksion i zgjatur i mysafirëve përfundoi me gol nga Shinji Okazaki.

Skuadrat ulën ritmin paska pas dy golave të shpejtë, por Leicester gjeti epërsi në minutën e 29-të.

Jamie Vardy shënoi për 2-1.

Kur të gjithë pritën që pjesa e parë të mbyllet baras, atëherë në skenë doli Welback që pas nja asistimi të bukur të Kolasinca shënoi në portën e zbrazët (2-2).

Pjesa e dytë nisi me trysnin e Arsenalit që kërkonte golin e epërsisë, por që kishte lënë hapësira prapa.

E këtë Liecester e shfrytëzoi me Vardyn që gjeti golin e dytë personal (2-3).

Por Arsenal i mësuar të jetë në këso situata, shkeli gazin dhe filloi ta kërkojë golin e barazimit.

Zhvillohej minuta e 83-të kur Xhaka pason bukur për Ramseyn e ky me një godite të fortë shënon për 3-3.

Por Topçinjtë morën zemër dhe e deshën fitoren. Wenger që kishte futur në lojë Giroud e Walcott, kërkonte edhe një gol.

Në minutën e 86-të pas një harkimi Giroud me kokë shënoi për 4-3.

Arsenali fiton në ndeshjen hapëse, duke i marrë edhe tri pikët e para. /Telegrafi/