Liga Premier e ka nisur sezonin e ri ashtu siç i ka hije këtij kampionati me spektakël e shumë gola. Arsenali edhe pse ishte dy herë në disavantazh në fund arrit ta mposht Leiceter Cityn me rezultat 4-3.
Ndeshja filloi në mënyrën më të mirë për londinezët që kaluan në epërsi që në minutën e 2-të.
Një harkim i bukur i Elnenyt përfundoi në kokën e Lacazettit i cili shënoi për 1-0.
Por Leicester u përgjigj menjëherë pas vetëm tre minutash. Një aksion i zgjatur i mysafirëve përfundoi me gol nga Shinji Okazaki.
Skuadrat ulën ritmin paska pas dy golave të shpejtë, por Leicester gjeti epërsi në minutën e 29-të.
Jamie Vardy shënoi për 2-1.
Kur të gjithë pritën që pjesa e parë të mbyllet baras, atëherë në skenë doli Welback që pas nja asistimi të bukur të Kolasinca shënoi në portën e zbrazët (2-2).
Pjesa e dytë nisi me trysnin e Arsenalit që kërkonte golin e epërsisë, por që kishte lënë hapësira prapa.
E këtë Liecester e shfrytëzoi me Vardyn që gjeti golin e dytë personal (2-3).
Por Arsenal i mësuar të jetë në këso situata, shkeli gazin dhe filloi ta kërkojë golin e barazimit.
Zhvillohej minuta e 83-të kur Xhaka pason bukur për Ramseyn e ky me një godite të fortë shënon për 3-3.
Por Topçinjtë morën zemër dhe e deshën fitoren. Wenger që kishte futur në lojë Giroud e Walcott, kërkonte edhe një gol.
Në minutën e 86-të pas një harkimi Giroud me kokë shënoi për 4-3.
Arsenali fiton në ndeshjen hapëse, duke i marrë edhe tri pikët e para. /Telegrafi/
https://twitter.com/ClassicHerrera/status/896087348001165314
https://streamable.com/6t8k5
https://twitter.com/TrendingSportsC/status/896088317195767808
https://twitter.com/thesportdaily/status/896095492412628994
https://twitter.com/TrendingSportsC/status/896101480825896960
Overall 4-3. Lacazette. Welbeck. Ramsey. Giroud. 🔴⚪️⚽️ Football is back! https://t.co/11xsJAacN1
— Bagheera (@BagheeraLoui) August 11, 2017
Giroud goal vs licester https://t.co/GJ9dgOyFgq
— Fred M (@FredMoody44) August 11, 2017