Telegrafi

Liga Premeir reagon për sulmin që iu bë gjyqtarit Taylor dhe familjes së tij nga tifozët e Romës

Liga Premier ka dënuar abuzimin që i është bërë gjyqtarit Anthony Taylori pas finales së Ligës së Evropës.

Sevilla fitoi kompeticionin për herë të shtatë të mërkurën, pasi mposhti Romën me penallti në një finale në Budapest.

Taylor, i cili arbitroi finalen, u rrethua nga më shumë se njëqind tifozë në aeroportin e Budapestit, ndërsa ai dhe familja e tij u përpoqën të futeshin në një dhomë të pasme.

Lexo po ashtu Kaos në aeroportin e Budapestit: Tifozët e Romës sulmojnë gjyqtarin anglez Taylor, fluturojnë edhe karriget

Stafi i sigurisë u përpoq të mbante një pengesë midis arbitrit, familjes së tij dhe tifozëve të Romës, të cilët fyenin dhe hodhën sende, duke përfshirë një karrige.

Sipas Football Italia, tifozi që hodhi karrigen po mbahet nga policia.

Liga Premier tani e ka dënuar incidentin, pasi ata thanë në një deklaratë: “Jemi të tronditur dhe të tmerruar nga abuzimi i papranueshëm i drejtuar ndaj Anthony Taylor dhe familjes së tij teksa ata po ktheheshin nga finalja e Ligës së Evropës”.

Lexo po ashtu Mourinho i acaruar e priti me fyerje dhe sharje gjyqtarin në parkingun e autobusit

“Askush nuk duhet të vuajë sjelljen e pafalshme që ndodhi dje. Anthony është një nga zyrtarët tanë më me përvojë dhe ne e mbështesim plotësisht atë dhe familjen e tij”.

Ngjarjet në aeroport u etiketuan gjithashtu ‘të pajustifikuara dhe të neveritshme’ nga PGMOL.

Taylor ka arbitruar në Ligën Premier që nga viti 2010, dhe më parë ka gjykuar finalet në Ligën e Kombeve dhe Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi/