Telegrafi

Liga e Polonisë prodhon golin për çmimin Puskas

Liga e Polonisë ka marrë vëmendje të madhe në këtë fundjavë shkaku i një supergoli të shënuar.

Lech Poznan dhe Zablebie Lubin janë përballur në kuadër të ligës polake, derisa nuk kishte një interesim për të parë këtë ndeshje.

Por, në momentin që po zhvillohej ndeshja, Christian Gytkjaer mori një asistim nga bashkëlojtari i tij që e ekzekutoi goditjen nga këndi, për ta futur topin në rrjetë.

Sulmuesi danez shënoi golin duke e goditur topin në ajër me thembër, e që portieri mysafir u parabolua.

Ky gol mund të shihet si kandidat për ta fituar çmimin tashmë të njohur Puskas për vitin 2020.

Lech Poznan në të kaluarën ishte një skuadër e madhe dhe që fitonte tituj, por në vitet e fundit ka mbetur në mesin e tabelës. /Telegrafi/