Site icon Telegrafi

Liga e Parë, telashe për FFK-në!

Në katër ndeshje kishte tollovi, madje në disa prej tyre edhe u sulmuan fizikisht gjyqtarët. Në Kaçanik, në ndeshjes, Lepenci – KEK-u, kryetari i grupit të tifozëve “Fikshat”, ishte futur në fushë dhe kishte sulmuar fizikisht gjyqtarin kryesor.

Përveç tij në këtë tollovi kanë marrë pjesë edhe kryetrajneri i Lepencit, Bardhyl Burrniku, futbollistët Burhan Dema, Besmir Xhika si dhe sekretari i klubi, Shemsedin Abazi.

Ndërsa në ndeshjen Dukagjini – Istogu në fundin e saj është krijuar tollovi, ku ishte tentuar sulmi ndaj gjyqtarëve, por edhe lojtarëve mysafirë. Për këtë shkas është hapur procedurë ndaj skuadrës së Dukagjinit, si dhe lojtarët Visar Haxhiaj e Edmond Zallaj.

Në disiplinor do të jetë edhe futbollisti i Istogut Mark Milicaj. Nën hetime është edhe skuadra e Ulpianës për organizim të dobët të ndeshjes kundër Llapit, si dhe Liria e Prizrenit për lëshime në organizim të ndeshjes me Gjilanin. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version