Epilogu i këtij takimi mund të qartësojë shumë aspiratat e këtyre skuadrave në “betejën” e tyre për inkuadrim në Superligë.
Hajvalia me fitore eventuale do të bënte një hap shumë të madh në realizimin e këtij objektivi. Kosova e Vushtrrisë në rast se nuk humb në këtë takim i shton gjasat të jetë pretenduese për rikthimin ne elitën e futbollit kosovar.
Të shtunën e kësaj fundjave takohen: Istogu – 2Korriku, Llapi – Rahoveci, Ulpiana – Ballkani dhe Feronikeli – Flamurtari, ndërsa të dielën në orar: Ferizaj – R.Sadiku, Hajvalia – Kosova (V) ,Vitia – Deçani. Fushë Kosova është skuadër e lirë në këtë xhiro. /Telegrafi/