Pretendentët për titull Feronikeli, Hajvalia, Istogu dhe Fushë Kosova, shënuan fitore duke e mbajtur hapin drejt realizimit të synimeve të tyre.
Ndeshja Llapi – Kosova e Vushtrrisë nuk u zhvillua, pasi që skuadrat kishin fanella me ngjyrë të njëjtë. Flamurtari në këtë xhiro pushoi.
Në javën e 20-të, u shënuan gjithsej 16 gola që vlerësohet të jetë efikasitet i lakmueshëm.
Rezultatet:
Fushë Kosova – Rahoveci 2-0
Feronikeli – Ballkani 4-0
Ulpiana – Deçani 2-0
Hajvalia- 2 Korriku 3-1
Vitia – Ramiz Sadiku 2-1
Istogu – Ferizaj 1-0
Llapi – Kosova e Vushtrrisë (nuk u zhvillua)
Flamurtari pushoi.
/Telegrafi/