Telegrafi

Liga e Parë e hendbollisteve fillon me ndeshje interesante

(Foto: kosovahandball.info)

Të martën është tërhequr shorti për edicionin 2022/2023 në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Kampionati i ri në këtë nivel garash fillon më 1 tetor, ndërsa që në nismë janë disa ndeshje interesante.

KHF Prizreni e pret Trepçën, ndërsa në Gjilan takohen Drita e KEK-u.

Skuadra tjetër prizrenase, CLICK, e pret Ulpianën, ndërsa Vjosa – Deçani është ndeshja tjetër e javës së parë.

Llapusha në xhiron e parë është e lirë.