Site icon Telegrafi

Liga e Konferencës: Drita me Inter Turkun, Gjilani dhe Llapi më lehtë

Klubet tona Drita, Llapi dhe Gjilani kanë mësuar rivalët në Ligën e Konferencës.

Pas Ballkanit që do të ndeshjet me Zalgiris në Ligën e Kampionëve, ku sot mësoi shotin, edhe klubet tjera tonat Drita, Gjilani dhe Llapi kanë mësuar rivalët në Ligën e Konferencës.

Drita do të takohet me Inter Turkun nga Finlanda në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Klubi gjilanas për shkak të sukseseve evropiane në edicionet e kaluara ka rritur koeficientin dhe ishte në mesin e skuadrave bartëse në short.

Fituesit e Kupës së Kosovës, sikurse para një viti kanë gjetur në short një skuadër nga shtet fqinje.

Llapi do të ndeshet me e Buducnostit të Podgoricës, ku ndeshjen e parë e zhvillon si vendas.

Ndërsa në fund Gjilani do të luajë ndaj Liepaja së Letonisë.

Një short më i favorshëm për Gjilanin se sa për rivalin e  tyre lokal Dritën. /Telegrafi/

Exit mobile version