Telegrafi

Liga e Kombeve: Portugalia shkatërron Kroacinë, fitojnë Belgjika dhe Franca si mysafirë

Janë mbyllur ndeshjet e para në Ligën A, në grupet 2 dhe 3, ku bie në sy fitorja e thellë e Portugalisë ndaj Kroacisë.

Portugezët fituan me rezultat 4-1, ku golat i shënuan Joao Cancelo, Diogo Jota, Joao Felix dhe Andre Silva.

Bruno Petkovic e shënoi golin e vetëm për kroatët.

Në anën tjetër në këtë grup është edhe Franca që shënoi fitore si mysafirë i Suedisë.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Kylian Mbappe, ndërsa Antoine Griezmann humbi një penallti.

 

Belgjika në anën tjetër ka fituar ndaj Danimarkës si mysafirë me rezultat 2-0.

Jason Denayer dhe Dries Mertens i shënuan golat në fitore.

Nga grupi 2, më herët ka luajtur Anglia që ka fituar ndaj Islandës me rezultat 1-0. /Telegrafi/