Ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet thotë se është shumë e rëndësishme që ‘Zonja e Vjetër’ të fitojë Ligën e Kampionëve së shpejti.
Bianconerët kanë qenë tërësisht dominues në të kohët e fundit në futbollin e brendshëm italian, duke fituar pesë tituj kampioni radhazi dhe dy kupa të njëpasnjëshme.
Megjithatë, në një intervistë me Mediaset, 38-vjeçari francez theksoi rëndësinë e klubit nga Torino për ti shtuar sukses evropian skuadrës, pas fitoreve në Itali.
“Liga e Kampionëve është objektivi më i madh i Juventusit, ata duan për të fituar këtë trofe. Ajo është aq e rëndësishme, jo vetëm për klubin, por për tifozët dhe lojtarët”, ka thënë fillimisht Trezeguet për Mediaset, transmeton Telegrafi.
“Ata kanë bërë një nënshkrimi shumë të rëndësishëm me Higuain. Të gjithë Juventinët presin maksimumin nga një lojtar i madh si ai”, përfundoi ish-bomberi i Juves. /Telegrafi/