Telegrafi

Liga e Kampionëve rikthehet me dy rregulla të reja – më shumë spektakël

Me rikthimin e fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, do të futen në fuqi edhe dy rregulla të reja.

UEFA ka paralajmëruar qysh nga vitit i kaluar se do të ketë ndryshim rregullash në garën më të madhe për klube në Evropë.

Së pari, rregulli i pesë zëvendësuesve mbetet si në fazën e grupeve, por nëse një takim shkon në kohën shtesë, skuadrat do të lejohen madje të bëjnë një ndryshim të gjashtë.

Lexo po ashtu UEFA cakton gjyqtarët për derbin mes Interit dhe Liverpoolit

Dhe gjasat që kjo të ndodhë tani janë shumë më të mëdha me ndeshjet me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve që nuk paraqesin më rregullin e golave ​​si mysafirë, i ci,li u hoq në fund të sezonit të kaluar.

“Rregulli i golave ​​si mysafir ka qenë një pjesë thelbësore e garave të UEFA-s që kur u prezantua në vitin 1965. Megjithatë, çështja e heqjes së tij është debatuar në takime të ndryshme të UEFA-s gjatë viteve të fundit”, deklaroi presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

“Edhe pse nuk kishte unanimitet pikëpamjesh, shumë trajnerë, tifozë dhe akterë të tjerë të futbollit kanë vënë në dyshim drejtësinë e tij dhe kanë shprehur preferencën që rregulli të hiqet”.

“Ndikimi i rregullit tani bie ndesh me qëllimin e tij fillestar pasi, në fakt, ai tani i largon ekipet vendase – veçanërisht në ndeshjet e para – nga sulmi, sepse kanë frikë të pranojnë një gol që do t’i jepte kundërshtarëve të tyre një avantazh vendimtar. Ka edhe kritika për padrejtësinë, sidomos në kohën shtesë, për detyrimin e vendasve për të shënuar dy herë kur skuadra mysafire ka shënuar”.

Lexo po ashtu Vlera e skuadrave që luajnë në fazën e eliminimit direkt të LK - dallimet janë tejet të dukshme

“Është e drejtë të thuhet se avantazhi si vendas në ditët e sotme nuk është më aq i rëndësishëm sa dikur. Duke marrë në konsideratë konsistencën në të gjithë Evropën për sa i përket stileve të lojës dhe shumë faktorëve të ndryshëm që kanë çuar në një rënie të avantazhit vendas, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë vendimin e duhur duke miratuar pikëpamjen se nuk është më e përshtatshme që një gol i shënuar në shtëpi të ketë më një peshë kaq të madhe”, ka shtuar më tej ai.

Pa gola jashtë fushe, nuk do të kishte asnjë moment ‘zot grek në Romë’, ndërkohë që het-triku i Lucas Moura kundër Ajaxit mund të kishte shumë më pak vlerë, vetëm për të përmendur disa nga të bëmat më të mëdha të rregullit të golit si mysafir. /Telegrafi/