Shumë fansa të futbollit kanë mëdyshjet e veta për shortin e gjysmëfinales të Ligës të Kampionëve, kjo pas një publikimi të Romës që paralajmëronte lojën me Liverpoolin, para se të hidhej shorti.
Një foto e nxjerrë nga tifozët që kanë bileta sezonale, ku klubi për abonentët e përdorë këtë metodë duke i lajmëruar për ndeshjet që vijnë, ku shkruante se me 2 maj Roma luan me Liverpoolin.
Të premten shorti i nxori përballë njëra-tjetrës me ndeshjen e dytë që zhvillohet në Romë pikërisht me 2 maj.
Foto u shpërnda shumë shpejtë duke nxjerrë teoritë e konspiracionit që gjithmonë ndodhin në këtë nivel.
“Pra Roma e dinte nga dje se do të luante me Liverpoolin duke i nxjerr biletat në shitje në faqen e tyre. Por shorti nuk është i kurdisur natyrisht”, shkruan PrestwichBlue në Twitter.
https://twitter.com/lewissimpsonn_/status/984752561902292992
“Nëse kjo ndodh, nuk do t’i besoj më @UEFA-s”, shkruan një tjetër fans i futbollit.
Një tjetër shkruan: “Kurrë nuk kam para diçka të tillë më parë në jetë time, Roma shiste bileta nga ora 10 e mëngjesit për ndeshjen me Liverpoolin”.
Shorti u hodh në ora 13:15, shkruan Daily Mail.
So. Roma knew yesterday that they'd be playing Liverpool as they advertised tickets on their website. But it's not fixed of course.
— PrestwichBlue (@PrestwichBlue) April 13, 2018
Në çiftin tjetër do të përballen Real Madridi me Bayern Munich. Shumë herë ka pasur fjalë se shorti kurdiset.
Në vitin 2016, mbrojtësi brazilian Roberto Carlos, e kishte kapur një top, e kishte mbajtur për një sekondë, pastaj e kishe hedhur, për ta kapur një tjetër.
UEFA i kishte shuar këto spekulime me drejtorin e garës, Giorgio Marchettin”: ‘Si mund të ndodh që topi të jetë i nxehtë apo i ftohtë”.
“Është e pamundur, e shihni e çfarë kategorie të lojtarëve i ftojmë që ta nxjerrin shortin. Nuk do të guxoja ta pyesja dikë që të bënte një gjë të tillë. Do të ishte shaka”.
Shortin kësaj radhe e nxori legjenda Andriy Shevchenko. /Telegrafi/