Mbrojtësi i Interit, Davide Santon ka deklaruar se Liga e Kampionëve është minimumi këtë sezon për skuadrën nerazzure.
Nerazzurrët nuk janë kualifikuar për garën më të madhe ekipore në Evropë që nga viti 2011, dhe ish-lojtari i Newcastle United do t’i jep fund kësaj thatësire më skuadrën e tij.
“Ne kurrë nuk mund të kënaqemi, duhet të synojmë maksimumin”, ka thënë Santon për Sky, transmeton Telegrafi.
“Liga e Kampionëve është minimumi këtë sezon, dhe në qoftë se ne mund të bëjmë diçka më shumë, atëherë do të ishte e madhe. Cilësia e ekipit dhe trajneri [Frank de Boer] kanë bërë një përshtypje shumë të mirë, çdo gjë është në vend për të bërë mirë”.
“Pastaj është në dorën tonë, sepse ne duhet ta tregojmë në fushë. Kemi për të bërë një ndryshim dhe të fitojmë çdo ndeshje, duke filluar nga e diela”, përfundoi mbrojtësi italian. /Telegrafi/