Telegrafi

Liga e Evropës: Vllaznia vazhdon, Renova dhe Dinamo eliminohen

Golin e vetëm për ekipin shqiptar e shënoi mesfushori Ndriçim Shtubina dy minuta para fundit të pjesës së parë.

Shkodranët mbetën me 10 lojtarë në fushë në dhjetë minutat e fundit, të cilën përparësi e shfrytëzuan mysafirët që shënuan me anë të mbrojtësit Alan Keane, pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Pavarësisht barazimit, ekipi shkodran kualifikohet falë fitores 2-1 në ndeshjen e parë si mysafir.

Ekipi tjetër nga Shqipëria që ka garuar në fazën e parë para-eliminatore të Ligës së Evropës, Dinamo nga Tirana, është eliminuar pavarësisht se fitoi 2-0 në Qemal Stafa ndaj ekipit finlandez Lahti.

Dinamo kishte humbur me rezultat 4-1 në fushë mysafire dhe kishte nevojë edhe për një gol tjetër (3-0) për t’u kualifikuar në rundin e ardhshëm.

Nga gara është eliminuar edhe një ekip tjetër shqiptar, ai nga Maqedonia, Renova. Tetovarët barazuan 1-1 në fushë të vet ndaj ekipit bjellorus Dinamo Minsk, por u eliminuan për shkak se kishin pësuar humbje me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë në udhëtim.