Telegrafi

Liga Ballkanike me risi sezonin e ardhshëm

Liga Ballkanike edicionin e ardhshëm pritet të jetë edhe më fortë se edicionin që e lamë pas.

Shtriks ka zbuluar se BIBL pritet të zgjerohet edhe në disa shtete, që pritet të jenë pjesë e kësaj lige.

“Nga sezoni i ardhshëm do ta kemi një ekip nga Shqipëria, ndërsa jemi duke shikuar që këtë vit të ketë disa ndryshime. Një skuadër nga Bosnja e Hercegovina dhe një nga Turqia, pritet të jenë risi. Gjithashtu, kemi një kërkesë edhe nga një ekip nga Izraeli, që të jetë pjesë e jona edicionin e ardhshëm”, përfundoi Shtriks.

Prishtina është kampion i kësaj lige në dy vitet e fundit.

Në edicionin e kaluar morën pjesë tri skuadra nga Kosova. Bëhet fjalë ëpr për Prishtinë, Pejën dhe Prizrenin.