Telegrafi

“LifeStraw” – filtri në formë kashte që mund të shpëtojë me miliona jetë

LifeStraw është ideal për hiking, kamping, udhëtime të ndryshme dhe për raste të ndryshme emergjente.

Dizajni i filtrit me formë kashte jua mundëson të transformoni mbi 1,000 litra ujë të kontaminuar në ujë të pastër.

LifeStraw nuk mund ta largojë kripën, prandaj nuk duhet të përdoret në ujë deti, ujë oqeani apo në ujë të njelmët.

Ky filtër është dizajnuar enkas për fanatikët e hikingut, personat që admirojnë kampingun dhe për entuziastët tjerë. Produkti i filtron 99.9 për qind të baktereve që transportohen nga rrugët ujore, filtron protozën dhe disa kimikale si klori, pesticidet etj.

Përgjatë botës, rreth 884 milionë njerëz ende nuk kanë qasje në burime të pastra të ujit. Kjo paisje, e cila nuk përmban kimikale apo bateri të ndryshme, ua mundëson të gjithë atyre të pinë ujë sigurt nga liqenet, lumenjtë etj. /Telegrafi/