Telegrafi

Linjë e re e autobusëve për në Tetovë nga fshati Zhelinë dhe Leshnicë

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ njoftoi se “në fshatin Zhelinë dhe Leshnicë, nisi punën linja e re e autobusëve”.

Kjo linjë do të mundësohet nga kompania “Union Bus”, duke përfshirë linjën e rregullt.

Tabelat për stacionim të autobusëve janë paraparë në këto lokacione të fshatit Zhelinë: para marketit Dervend, para godinës së komunës së Zhelinës, në qendër, para xhamisë, tek ish-objekti i komunës,  para shkollës fillore Luigj Gurakuqi, para shkollës fillore Luigj Gurakuqi,në anën tjetër të rrugës./Telegrafi/