Telegrafi

Lidington: Hetim i plotë dhe i pavarur për 21 janarin

Lidington ka theksuar se vendi i tij u kërkon fuqimisht autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar plotësisht në hetimin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërkohë që partitë duhet të përmbahen për të mos sulmuar integritetin e institucioneve të pavarura shqiptare dhe të mos pengohet procesi i nevojshëm i sundimit të ligjit. Ai ka nënvizuar se drejtësia nuk mund të kryhet brenda natës.

“Qeveria e SHBA-së ka ofruar mbështetje të rëndësishme ekspertësh për Prokurorinë e Përgjithshme, që do të ndihmojë për të shpejtuar procesin. Edhe me mbështetjen ndërkombëtare, një hetim i besueshëm do të marrë kohë”, ka thënë ai, duke nënvizuar se në këtë moment delikat kur kredibiliteti ndërkombëtar i Shqipërisë është në rrezik, tubime te tjera, sado paqësore të jenë qëllimet e tyre, mund të shkaktojnë përplasje të tjera. /Telegrafi/