Site icon Telegrafi

Lidija Petrovska do të gjykojë për lëndën “Tanku”

Gjykatësja Lidija Petrovska, e cila është e njohur nga “bombat” si “Gjykatëse Swarovski”, sipas shpërndarjes të dy aktakuzave të reja të miratuara nga këshillat e Gjykatës Penale, duhet të vendos për lëndën “Tanku” e cila ka të bëjë me blerjen e Mercedesit 600 mijë eurosh. Gordana Jankuloska, ish-ministre e Punëve të Brendshme, është e akuzuara e parë, ndërkaq të akuzuar janë edhe Gjoko Popovski dhe Nikolla Gruevski.

Lënda është përcaktuar sipas shpërndarjes së rregullt për gjykatësit, ndërsa ajo është gjykatëse në Njësinë për krim të organizuar dhe korrupsion./Telegrafi/

Exit mobile version