Site icon Telegrafi

Lidija Petrovska, gjykatëse në lëndën “300” të PSP-së

Lëndën “300” të Prokurorisë Speciale do ta gjykojë gjykatësja Lidija Petrovska, njoftoi Gjykata Themelore Shkupi 1.

Lidija Petrovska është nga Departamenti për ndjekje të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa diskutimin kryesor për lëndën “300” e ka caktuar për më 15 nëntor 2017 në orën 10:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lidija Petrovska lëndën e ka marrë me përzgjedhje automatike përmes sitemit kompjuterik për ndarjen e lëndëve gjyqësore (AKMIS), për të cilin në raportin e Priebes u hetuan dyshime për kurdisje të lëndëve.

Në rastin “300” i akuzuar është ish-ministri i MPB-së, Gjoko Popovski, i cili ngarkohet keqpërdorime në blerjen e 300 makinave të reja për Policinë e Maqedonisë, me ç’ka ka dëmtuar buxhetin për 457.570 euro./Telegrafi/

Exit mobile version