Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka komentuar të ardhmen e tij me klubin, me kontratën e tij aktuale deri në vitin 2026.
Spanjolli ka bërë të ditur se ai nuk planifikon të largohet nga kampini në fuqi i Ligës Premier.
“Unë nuk do ta zgjas kontratën time për një vit, një vit tjetër. Unë dua një kontratë afatgjatë, dua të jem i sinqertë me punën, me klubin që adhuroj dhe dua tani, me lojtarët”, deklaroi Guardiola.
Ai ka folur edhe për largimin e mundshëm të disa lojtarëve veteranë.
“Është shumë e vështirë pas tetë apo nëntë vitesh të marrësh vendime për lojtarët që të kanë dhënë gjithçka, jo vetëm gjithçka, por edhe më shumë”, potencoi ai.
“Ka dashuri, je i lidhur, ka ndjenja. Kemi kaluar momente të mira dhe të jashtëzakonshme, por edhe të këqija”.
“Çdo sezon është bërë gjithnjë e më i vështirë, sepse ata më kanë dhënë gjithçka. Lojtarët kanë dhënë gjithçka për të zbatuar idetë që kemi”.
“Unë u jam pafundësisht mirënjohës”, shtoi më tej Guardiola. /Telegrafi/