Telegrafi

Lidhshmëria ndërmjet ekzemës dhe astmës

Në hulumtimin e botuar në revistën “PLoS Biology” është analizuar i ashtuquajturi ‘marsh atopik’ (emërtim i gjendjes në të cilën nga ndryshimet në lëkurë mund të zhvillohen probleme të frymëmarrjes), me ç’rast shkencëtarët pohojnë se kanë përparuar në kuptimin e kësaj gjendjeje.

Zbulimi tregon se substanca të cilin e prodhon lëkura e dëmtuar mund të qarkullojë në të gjithë organizmin dhe të nxisë paraqitjen e simptomave të astmës.

Kjo është vërtetuar duke i ekspozuar minjtë laboratorikë ndaj materieve (alergjenëve) të cilat shkaktojnë ekzemë ose dermatit alergjik.

Duke u bazuar në këto dhëna, autorët e studimin pohojnë se mjekimi i hershëm i ekzemave të lëkurës mund të parandalojë zhvillimin e astmës te të rinjtë të cilët vuajnë nga ekzema.