Telegrafi

Lidhjet romantike të 93-vjeçares janë bërë sensacion në internet

Lilian Droniak (93) është një sensacion i internetit dhe 12.7 milionë njerëz e ndjekin atë vetëm në TikTok. Ajo fitoi zemrat e tyre me histori të sinqerta për dashurinë dhe jetën.

Së fundmi ajo ka publikuar një video në të cilën ka treguar se sa shumë është argëtuar gjatë vitit 2023 dhe me sa meshkuj ka shkuar në një takim romantik.

Se sa e njohur është Lilian, e njohur më mirë si grandma_droniak, këtë e tregon edhe fakti se video ka “regjistruar” më shumë se 14.7 milionë shikime.

Një gjyshe e lezetshme ka pranuar se është takuar me pesë burra që ka takuar në bingo, Instagram dhe një varrezë. Sigurisht, ajo i puthi të gjithë.

Një ushtri ndjekësish besnike e pritën me entuziazëm videon dhe më shumë se 10 mijë prej tyre lanë komente. /Telegrafi/

@grandma_droniakheres my 2023 dating wrapped. thanks for all the support this year♬ original sound – grandma_droniak