Lidhjet me mafian shqiptare, përgjimet dhe aktivietet korruptive dhe kriminale mund të rrëzojnë presidentit e Ekuadorit, Guillermo Lasso.
Dy ditë më parë mediat në Ekuador publikuan disa përgjime të cilat implikonin presidentin e vendit në aktivitete korruptive.
Përgjimet përmbanin biseda midis dy gjeneralëve të policisë së Ekuadorit, Giovanni Ponce dhe Mauro Vargas të cilët përpiqeshin të mbyllnin një raport me Emrin “Padrinoja I madh” në mënyrë që të shpëtonin presidnetit e vendit nga impikimet e mundshme, raporton Euronews Albania.
Ky raport sipas mediave vendase përmbante informacione në lidhje me afera korruptive dhe krimanale ku i përfshirë rezultonte kunati i presidentit Lasso, Danilo Carrera i cili njihet edhe si padrinoja i madh.
Carrero ndër të tjera akuzohet për lidhje të forta me grupe mafioze shqiptare, ndërsa mediat vendase shkruajnë se presidenti i ekuadorit është financuar prej këtyre grupeve për fushatën presidenciale në 2021-shin me 1.5 milionë dollarë.
Një komision i ngritur posacërisht për këtë çështje në Ekuador kërkoi shkarkimin e presidentit Kassi për shkak të përfshirjes së tij të mundshme në një rrjet korrupsioni. Komisioni ka kërkuar gjithashtu që në seancën plenare të Asamblesë Kombëtare, presidenti Lasso të thirret për një tju përgjigjur këtyre akuzave.