Site icon Telegrafi

Lidhje falas e rrjetit të ngrohjes deri më 15 shtator

Furnizim me energji ngrohëse Ballkan Energy fillon aksion për lidhje falas të sistemit për energji ngrohëse. Aksioni do të zgjasë deri më 15 shtator, ndërsa të gjithë konsumatorët e interesuar që duan të bashkangjiten në sistemin për energji ngrohëse deri në fillim të sezonit të ngrohjes duhet të paraqiten sa më shpejtë, informojnë nga BEG, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aksioni për lidhje falas do të zbatohet sipas parimit ‘paraqitet i pari, shpërbëhet i pari’. Paralajmërimin e parë dhe informatat e domosdoshme konsumatorët mund t’i marrin në numrin e telefonit 02/3076-200 ose në pikat pagesore në filialet.

Aksioni për lidhje falas të sistemit të energjisë ngrohëse është përfitim plotësues për qytetarët e qytetit të Shkupit, me të cilën përfitojnë mundësi për ngrohje në shtëpitë e tyre me shpenzime më të ulëta financiare. Sipas vendimittë fundit të Komisionit Rregullator për energjetikë, çmimi i energjisë ngrohëse (ngrohja qendrore) për amvisritë është zvogëluar për 10.93%. Zvogëlimi i çmimit të energjisë ngrohëse nga viti 2013 prej kur BEG i posedon licencat për prodhimtari, distribuim dhe furnizim, për amvisritë arrin 32.25%.

Mundësia për lidhje falas ndaj sistemi për ngrohje, përveç amvisërive mund ta shfrytëzojnë edhe personat juridik. Ky grup i konsumatorëve me vendimin e KRrE filuan zbritje të çmimit prej 28.74 deri në 40.61 në varësi të kategorisë së konsumatorit. /Telegrafi/

Exit mobile version