Site icon Telegrafi

“Lidhje e thellë, pasion i përbashkët” – Diola Dosti dhe Erolld Belegu mahnitin me fotosesionin e tyre të mrekullueshëm

Dashuria mes Diola Dosti dhe Erolld Belegu sa vjen dhe bëhet më e dukshme, duke mahnitur publikun çdo ditë e më shumë.

Çifti, i cili është bërë një temë e nxehtë në botën e ‘showbiz’-it, tashmë kanë shfaqur hapur dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin.

Diola dhe Erolldi kanë zgjedhur të ndajnë momente të mrekullueshme përmes një fotosesioni profesional, ku shfaqen duke përçuar një frymë romantike dhe energji pozitive.

Foto: Diola Dosti & Erolld Belegu/Instagram

Përkundër komenteve dhe polemikave që i kanë rrethuar, sidomos për diferencën në moshë, ata kanë treguar se lidhja e tyre është e fortë dhe se dashuria e vërtetë gjithmonë mbizotëron.

Në fotografitë e tyre të fundit, Diola shfaqet e veshur me një fustan të shkëlqyer portokalli, mbështetur në një makinë me të njëjtën ngjyrë, duke krijuar një imazh të harmonizuar dhe joshës.

Foto: Diola Dosti & Erolld Belegu/Instagram

Erolldi, nga ana tjetër, duket po aq fantastik, me një stil të përkryer që përfshin xhinse dhe një kapele kauboji, duke i dhënë një prekje të veçantë dhe autentike fotosesionit.

Kjo dyshë e veçantë, përmes këtij fotosesioni, duket sikur kanë ardhur drejt e nga një skenë filmi romantik, duke i dhënë publikut një shfaqje të papërsëritshme të dashurisë së tyre të thellë dhe të përbashkët. /Telegrafi/

Foto: Diola Dosti & Erolld Belegu/Instagram
Foto: Diola Dosti & Erolld Belegu/Instagram
Foto: Diola Dosti & Erolld Belegu/Instagram
Foto: Diola Dosti & Erolld Belegu/Instagram
Foto: Diola Dosti & Erolld Belegu/Instagram
Exit mobile version