Qytetarët e vendit shumë pak i njohin deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Maqedonisë dhe shumë pak janë të informuar për aktivitetet e tyre në kuadër të institucionit më të lartë ligjvënës, rezulton nga anketa e Lidhjes Rinore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kështu janë shprehur rreth 40 për qind e qytetarëve në anketën e realizuar nga Lidhja Rinore. Sipas këtij hulumtimi, 40 për qind e të anketuarve të tjerë janë të mendimit se ndaj deputetëve duhen shqiptuar sanksione, ndërsa pjesa tjetër ka thënë se deputetët punojnë në interes të qytetarëve.
“Mbi 20 për qind e të anketuarve janë shprehur se deputetët duhet marrin certifikatën falënderuese, 40 për qind kanë thënë se ndaj deputetëve duhen shqiptuar sanksione, ndërsa pjesa tjetër, 40 për qind, ka treguar se ata nuk i njohin deputetët as aktivitetet e tyre në Kuvend”, ka deklaruar Marija Arsovska nga Lidhja Rinore.
Ndryshe, hulumtimi i Lidhjes Rinore është pjesë e projektit kombëtar “Europa, my country”, i cili zhvillohet edhe në disa vende të tjera evropiane.
Në Maqedoni, në këtë anketë janë përfshinë rreth 400 qytetarë, kryesisht të rinj, nën moshën 30 vjeçare./Telegrafi/