Studimet e fundit kanë gjetur se dy të tretat e njerëzve që fillojnë të trajtohen për depresion, kanë edhe më pak dhembje fizike. Simptomat më të shpeshta të përmendura janë kokëdhembja e vazhdueshme, dhembja e shpinës, dhembja e nyjave dhe dhembja abdominale (e barkut).
Cila është lidhja në mes të dhembjes dhe depresionit?
Hulumtimet kanë treguar dy rrugë më të shpeshta që mund të shkaktojnë të dyja efektet. Lëndët kimike serotoninë dhe norepinefrinë (që gjendet në tru), janë të njohura për rolin e tyre në depresionin. Por, këto lëndë po ashtu janë edhe neurotrasmetues të ndërmjetëm të dhembjes (ndihmojnë që truri ta detektojë dhembjen).
Lajme të mira?
Gjatë studimeve të bëra, njerëzit të cilët i janë përgjigjur me sukses mjekimit për depresion, kanë shfaqur edhe më pak dhembje dhe përmirësim të simptomave.