Site icon Telegrafi

‘Lidhja në largësi’ – përmes një videoje, Keith Groenevel tregon sfidat dhe kënaqësitë në marrëdhënien me Adriana Matoshin

(Foto: Instagram/adrianamatoshi/Tiktok)

Lidhja ndërmjet aktores Adriana Matoshi dhe futbollistit jugafrikan Keith Groenevel duket se po bëhet gjithmonë e më serioze.

Megjithëse lidhja në largësi asnjëherë nuk është e lehtë, i dashur i deputetes së Kuvendit të Kosovës ka treguar se në kohën moderne nuk është edhe aq vështirë sa në të kaluarën.

Komunikimi i vazhdueshëm virtual mundëson që njerëzit e afërt të ndjejnë afërsinë e njëri-tjetrit përmes teknologjisë.

Keith ka publikuar një video në rrjetin social TikTok, në të cilin ka bërë një përmbledhje të situatave të ndryshme të videokomunikimit me Adrianën.

Videoja nis me një fotografi nga aeroporti me mbishkrimin “Lidhja në largësi” dhe vazhdon me momentet e ditës, nga lojërat te ngrënia e vakteve e deri te fjetja, që mund t’i shihni më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version