Lidhja Kombëtare e të Verbërve në Maqedoni (LKVM), thonë se po përballen me presion sistemik nga ana e ministres për punë dhe politikë sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në njoftimin e lëshuar sot ata thonë se ministrja ka thyer Marrëveshjen e Përzhinos dhe ligjet e qeverisë së Maqedonisë gjegjësisht nenet 45, 46 dhe 47 duke formuar Komision Mbikëqyrës për punësim në LKVM, pa konsultime me zëvendësin e saj Dime Spasov.
“Njëherë jemi ballafaquar me presione nga ana e ministres në muajin maj të këtij viti, por tani përsëri para zgjedhjeve ministrja teknike formon komision kundërligjorë për të bërë presione dhe për të frikësuar anëtarët, me qëllim rezultat sa më të mirë në zgjedhje për LSDM-në”, thuhet mes tjerash në njoftimin e LKVM-së.
Nga LKVM-ja thonë se Komisioni kundërligjor para 10 ditëve erdhi në hapësirat e Lidhjes duke kërkuar disa dokumenta, të cilat ata ja kanë ofruar pa probleme./Telegrafi/