Telegrafi

Lidhja gjenetike e skizofrenisë

Studimi i ri, i cili është realizuar në njërin nga fakultetet më të njohura të mjekësisë në botë, në Harvard, ka dhënë një kuptim të ri për mënyrën se si ndikojnë gjenet në aspektet e ndryshme të vëmendjes, kujtesës dhe percepcioneve.

Shkencëtarët nga Universiteti i Harvardit kanë zbuluar se “gjurmët” e skizofrenisë më të shpeshta në disa familje.

Në këtë mënyrë, disa nga këto “gjurmë” janë vërejtur te 37% e personave të cilat nuk kanë manifestime klinike të sëmundjes, ndërsa kanë lidhshmëri familjare me personat e sëmurë nga skizofrenia.

Ky zbulim i gjeneve të cilët janë të pranishëm te familjarët e shëndoshë dhe të sëmurë, tregon mundësinë e trashëgimit gjenetik të çrregullimeve skizofrenike, ndërsa ky studim është vetëm hapi i parë në kuptimin e këtyre gjeneve.