Telegrafi

Lidhja e veçantë mes nuses dhe fqinjit të vogël ka bërë shumëkënd të përlotet

Dasmat janë gjithmonë emocionale dhe fotografët përpiqen të kapin të gjitha momentet e rëndësishme që të porsamartuarit do t’i mbajnë mend gjatë gjithë jetës së tyre.

Ditët e fundit në rrjetet sociale po qarkullon një video nga një dasmë, në të cilën fotografët kanë fiksuar dashurinë e veçantë mes nuses dhe komshiut të vogël.

Djali nuk i fshehte dot lotët dhe në një moment nusja e përqafoi për ta ngushëlluar.

“Edhe pse nuk kanë lidhje gjaku, marrëdhënia mes Mateas dhe Dominikut është diçka e veçantë. Si fqinjët e parë, Matea shpesh kujdesej për të, duke krijuar një lidhje të pashlyeshme mes tyre ndër vite”, shkruan Studio Relive.

Ky moment i veçantë ka përlotur të pranishmit, por edhe ata që e kanë parë në internet. /Telegrafi/