Site icon Telegrafi

Lidhja e shoqatave të pensionistëve në Maqedoni apelon që të sigurohen vaksina për pensionistët më të rrezikuar

Lidhja e Shoqatës së pensionistëve të Maqedonisë apeloi deri te Ministria e Shëndetësisë që të sigurojë vaksina kundër gripit sezonal për pensionistët, të cilët përfshihen në grupin e qytetarëve më të rrezikuar, për shkak të numrit të madh të sëmundjeve kronike dhe imunitetit të zvogëluar për shkak të moshës.

“Apelojmë dhe lusim që këta qytetarë të kenë prioritet edhe në institucionet shëndetësore, ku distribuohet vaksina”, qëndron në kumtesën e LSHPM-së.

Po ashtu, Lidhja kërkon nga qytetarët që pensionistët të kenë përparësi para bankave, shitoreve, institucioneve shëndetësorë për kontroll e tjerë, pasi, siç thonë, ky është kujdes i vogël, ndërsa respekti është i madh, të cilin ata e meritojnë.

 

Exit mobile version