Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në bashkëpunim me Rotary Club, do të bëjnë sot përurimin e përfundimit të punimeve në ambientet e rinovuara të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ky përurim do të bëhet në orën 12:00. /Telegrafi/