Lidhja e mbi 200 kompanive nga Maqedonia me investitorët kinez duhet të mundësoj platformë të re ekonomike, projekt që sot, në kuadër të forumit Evropian në Samitin e 7-të të shefave të qeverive të Kinës dhe 16 vendeve nga Evropa Qendrore dhe Juglindore, u prezantua nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Platforma është në lidhje me investitorët kinez të cilët planifikojnë kyçje në tregun evropian, ndërsa duhet të forcojë edhe tregtinë dhe bashkëpunimin e bizneseve nga Maqedonia dhe Kina.
Vitin e kaluar në Hungari Lidhja e Odave Ekonomike ka nënshkruar shtatë marrëveshje të partneritetit tregtar në mes Maqedonisë dhe Kinës. Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Danela Arsovska përsësri është nënshkruese e marrëveshjes të Ballkanit për bashkëpunim ekonomik me Kinën.
Në vitin 2017 dhe në vitin 2016 kina ka qenë partneri i shtatë tregtar i Maqedonisë. Shkëmbimi tregtar i përgjithshëm vitin e kaluar kishte arritur 506 milionë dollarë nga të cilat 60.2% eksport dhe 40.44% import. /Telegrafi/