Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë duke shijuar tashmë romancën e tyre.
Pas aludimeve në rrjet, dyshja vendosën që të shfaqet publikisht në rrjete sociale, shkruan Daily Mail.
Së fundmi palët janë parë duke shijuar pushimet së bashku, ndërsa thuhet se lidhja e tyre po bëhet edhe më serioze.
Duket se ditëlindja e Kourtney ishte një moment historik pasi Travis konfirmoi ndjenjat e tij për Kardashian.
Me romancën që përparon me shpejtësi marramendëse, një burim ka thënë për Heat: “Travis tashmë ka filluar pazaret dhe planifikon një propozim ultra-romantik mahnit Kourtneyn.
Tutje po flitet se dyshja edhe mund të kenë fëmijë së bashku, pasi dëshira është nga të dyja palët. /Telegrafi/