Telegrafi

Lidhja Demokratike: Marrëveshja e arritur përforcon identitetin maqedonas

Lidhja Demokratike vlerëson se marrëveshja e arritur mes qeverisë së Maqedonisë dhe Greqisë është i guximshëm, me të cilën normalizohen raportet midis dy shteteve dhe hapen perspiktiva për zhvillim të Maqedonisë dhe shteteve ballkanike, thonë nga LD.

“Prioriteti ynë kryesor, kombëtar dhe strategjik është debllokimi i proceseve euro-atlantike dhe antarsim të plotë në NATO dhe BE. Me këtë marrvëeshje rruhet identiteti maqedonas dhe një nga elementet kyçe të kombit — Gjuha Maqedonase” shkruhet në deklaratën e LD-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga partia përkrahin debatin publik ku qytetarët, ekspertët, shoqëria civile, partitë politike dhe mediat, do t’i ballafaqojnë argumentet dhe në fund, në Referendum qytetarët do të marrin vendim të cilët të gjithë duhet ta respektojnë./Telegrafi/