Lidhja Demokratike e Maqedonisë kërkon dorëheqjen e kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, për siç thonë, një numri vendimesh katastrofale të njëpasnjëshme që e kanë nxehur krizën politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, vendimi i fundit i këtillë i Ivanovit është kushtëzimi i LSDM-së për të siguruar shumicën parlamentare prej 61 deputetëve. Falja e funksionarëve politik, mandatimi i Nikolla Gruevskit dhe kushtëzimi i Zaevit për këtë parti janë të mjaftueshme që të kërkohet dorëheqja e Gjorge Ivanovit.
LD-ja propozon që kuvendi të zgjedhë kryetar të ri dhe aty të caktohet qeveria./Telegrafi/