Nëpërmjet një njoftimi të Lidhjes Demokratike të Maqedonisë (LDM), thuhet se “Goce Dellçev ka luftuar dhe ka vdekur për Maqedoni të lirë dhe autonome”.
Sipas tyre, Goce Dellçev është simboli i revolucionit maqedonas i cili këndohet nëpër këngë maqedonase, njofton Telegrafi Maqedoni.
“S’kemi asgjë kundër që Bullgaria ta festojë, por të deklarojë se ai është bullgar i cili ka luftuar për Maqedoni autonome dhe shtet të Maqedonisë është hipokrizi”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
LDM bën apel të mos pranohen kompromise në dëm të interesave shtetërore dhe të mos pranohen kushtëzimet për shkak të “qëllimeve dhe interesave më të gjera”./Telegrafi/