Telegrafi

Lidhja Demokratike e Maqedonisë del nga Qeveria

????????????????????????????????????

Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë del nga koalicioni qeveritar dhe do të veprojë si opozitë.

Këtë e konfirmoi kryetari i partisë Pavle Trajanov pas mbledhjes së Kuvendit Qendror në selinë e partisë. Ai theksoi se nuk do ta mbështesin rikonstruimin e Qeverisë.

“Lidhja Demokratike nuk do të mbështesë rikonstruimin e Qeverisë dhe nuk do të jetë pjesë e shumicës parlamentare”, tha Trajanov

Ai përmendi mosimplementimin e luftës anti-korrupsion, departizimin e institucioneve, reformat e gjyqësorit, si dhe miratimin e ligjit për formimin e Fondit për të rinjtë me 2% nga Buxheti.

Ndryshe, largimi i LD-së nga Qeveria vjen pasi Aleanca për Shqiptarët u bë pjesë e shumicës parlamentare, ndërsa pas kësaj edhe Alternativa lëshoi pozitat e saj në pushtetin ekzekutiv./Telegrafi/